E rrahu gruan dhe u arratis – Policia në kërkim të të riut nga Kaçaniku!

1 Min Read

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Biçec të Kaçanikut, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 9 gusht, rreth orës 20:00, kur i dyshuari B. Livoreka, pas një konflikti, e ka sulmuar bashkëshorten e tij, M. L, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Menjëherë pas pranimit të raportimit, patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe ka shoqëruar viktimën për intervistim nga njësiti i hetimeve dhe ai i dhunës në familje.

Megjithatë, i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi dhe aktualisht ndodhet në arrati.Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar rasti “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa policia po ndërmerr veprime për kapjen e të dyshuarit.

Viktima është dërguar në QKMF në Kaçanik, ku ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar një ditë më vonë në Policinë e Kaçanikut.

Share This Article