Era Istrefi dhe Gjesti së bashku në New York, çfarë po ndodh mes tyre?

1 Min Read

Era Istrefi dhe Gjesti, dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Këngëtarja e hitit “BonBon” ka publikuar një video në Instagram ku shihet brenda një veture me artistin Gjesti, çka ka nxitur reagime dhe spekulime rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.

Megjithatë, shpejt u zbulua që ata do të performojnë të premten në një klub në New York.

Ndërsa nuk ka ndonjë bashkëpunim artistik të konfirmuar mes Erës dhe Gjesti-t, fakti që janë parë bashkë në New York dhe do të performojnë në të njëjtin event ka ngjallur kurreshtje te publiku dhe fansat e tyre.

Share This Article